Ish-fituesi i Big Brother Vip Luiz Ejlli, me profesion ish-noter, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg. Ejlli u dënua, pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive.
Por a do shkojë Luiz Ejlli në burg pas këtij vendimi? Përgjigja është jo. Kjo, pasi dënimi i dhënë sot për këngëtarin është nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier e nuk është dënim i formës së prerë.
Ejlli do ta apelojë dënimin në Gjykatën e Apelit të Fierit. Do të jetë vendimi i Apelit, ai që përcakton nëse Luiz Ejlli do të qëndrojë në burg apo do të ketë një dënim tjetër alternativ për të.