Ç’duhet të dini para se të shkoni tek Kisha e Laçit për herë të parë

Dje, më 20 mars, nisën të martat e pelegrinazhit në Kishën e Laçit. Zona njihet si vend i mirë, ku besimtarët e krishterë dhe jo vetëm drejtohen për t’iu lutur Zotit, për të hequr siklete e a për mbarësi. Rekomandohet që pelegrini të niset me një ide të qartë dhe të vetme në mendje.

Furgonët për Laç merren tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, tek terminali i veriut. Rruga zgjat rreth një orë dhe oraret e nisjeve të linjave mund t’i shikoni duke klikuar këtu.
Furgoni i lë udhëtarët lart pranë Kishës, ose në fillim të shkallëve, aty ku nis pelegrinazhi në këmbë. Besimtarët më të mëdhenj, ata që kanë probleme të mëdha shëndetësore apo një hall madhor preferojnë t’i ngjisin në këmbë shkallët, pasi konsiderohet sakrificë. Rruga në këmbë është e gjatë dhe e mundimshme.

Kur arrin në buzë të kodrës, pelegrinët hyjnë në brenda në Kishë ku edhe luten për arsyen që i solli aty. Mund të qëndroni sa të keni nevojë.
Pas kësaj, pelegrinët vizitojnë shpellën e Shën Vlashit aty pranë. Në brendi, mund të lini rroba, fotografi, dokumenta a gjëra të ngjashme që kanë lidhje me problemin tuaj. Porsi në Kishë, edhe në shpellë mund të luteni. Në dalje të shpellës qëndron prifti që prek besimtarët dhe u pranon lutjet, si të thuash.
Pelegrinët ngjiten sërish lart dhe bëjnë ritualin e ujit të bekuar. Jashtë ndodhen dy çezma pikërisht për këtë funksion. Me dorë preket uji dhe po me atë dorë fërkon zonën ku keni problem në trup. Përshembull, ata që vuajnë nga dhimbje kronike koke, fërkojnë kokën. Më pas, bëhet kryqi.

Në fund, ndizen qirinjtë në një zonë të posaçme jashtë. Qirinjtë mund t’i merrni me vete, ose mund t’i blini tek shitësit aty pranë. Gjithashtu mund të blini hajmali të ndryshme për fat të mbarë, ose të merrni një gur nga vendi i shenjtë a ujë të bekuar për ta sjellë në shtëpi.

Furgoni që ju solli mund t’ju presë deri në përfundim të ritualit ose mund të gjeni në furgon tjetër në afërsi.

Vizitat në Kishën e Laçit duhen bërë gjithmonë në numër tek. Pra, ose duhet të shkoni një të martë, ose tre të marta, pesë të marta, e me radhë. Nëse e keni bërë ndërmend të shkoni, duhet të shkoni patjetër. Pelegrinazhi për në Kishën e Laçit s’mund t’i lihet rastësisë e as pezull.
Të martën e 13 qershorit besimtarët e gdhijnë atje.
Qarkullojnë fjalë se gratë nuk mund të hyjnë në Kishë teksa menstruojnë, por kjo praktikë nuk ndiqet nga të gjithë.

Këshilla më e rëndësishme nga të gjitha është të besosh, të ndjesh energjinë e vendit dhe të kesh zemër të hapur. Pelegrinazhi në Kishën e Laçit është një përvojë shpirtërore më tepër se fetare dhe pragmatizmi s’mund të jetë kurrsesi i dobishëm.

Rekomandojmë këtë shkrim të Olsjan Topalli që tregon përvojën e tij të parë në Kishën e Laçit dhe këtë shkrim nga Ndue Dedaj që flet për historikun dhe praktikat e vendit të mirë.

Related Posts

One Unexpected Moment in the Wind—and the Internet Can’t Stop Talking About It!

Sometimes, all it takes is one gust of wind to change everything. What started as a regular day turned into an unforgettable viral moment when a sudden…

Husband-and-Wife Doctors Save a Life After Eight-Hour Surgery

In the demanding world of medicine, where every second can mean the difference between life and death, an extraordinary story has emerged — one that reflects the…

Texas Just Took the Most Savage Step Yet Against the Missing Lawmakers

In a bold move to force absent lawmakers back to the Capitol, the Texas House has voted to revoke direct deposit access for Democrat members who fled…

Little Boy Calls 911 Saying “Mommy’s Gone” — The Officer’s Response Will Break You

Six-year-old Sam couldn’t understand why his mother hadn’t come home. One morning, his father sat him down and gently said, “Your mom flew to heaven, son.” To…

He married a woman who was 6 feet tall and the next day she knew him… See more

James and Chloe Lusted: Inspiring Love Story Behind the World’s Greatest Height Difference Married Couple Love often transcends expectations, appearances, and even physical differences. Few couples embody…

Trump Accuses Sen. Adam Schiff of Mortgage Fraud — Schiff Fires Back, Calling It “Baseless Political Retaliation”

Sen. Adam Schiff, D-Calif., and President Donald Trump rekindled their long-running feud Tuesday morning when Trump leveled serious charges against the California lawmaker, this time for alleged…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *