Studimi: Alkooli dëmton zemrën e të rinjve edhe të shëndetshmëve
Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se konsumimi i tepërt i alkoolit dëmton zemrën. Një studim i ri nga Mynihu tani tregon se pirja e tepërt mund të ketë pasoja shqetësuese për zemrën si tek të rinjtë ashtu edhe tek ata të shëndetshëm, raporton agjencia e lajmeve DPA.
Disa pjesëmarrës në hulumtim që shkonin rregullisht në festa, patën aritmi.
– Aritmitë klinikisht të rëndësishme u shfaqën në më shumë se pesë përqind të pjesëmarrësve ndryshe të shëndetshëm, dhe kryesisht gjatë fazës së rikuperimit – tha Moritz Zinner nga ekipi hulumtues i Spitalit Universitar LMU.